Rreth Nesh
Avokatura NIKQI, ofron shërbime juridike nga lëmia e të drejtës civile, ekonomike dhe penale për personat fizik edhe juridik, dhe atë si klientëve vendor ashtu edhe atyre ndërkombëtar. Profesionalizmi, përvoja si dhe njohja e informatave lokale, na mundëson që klientëve tonë t’u ofrojmë përkrahje të vazhdueshme në kryerjen e punëve shumë të ndërlikuara si dhe t’u ndihmojmë në tejkalimin e vështirësive me të cilat mund të ballafaqohen gjatë punës.
Â
Njohuritë, të cilat vazhdimisht i akumulojmë e të cilat edhe paraqesin bazën e punës tonë, janë dëshmuar gjatë bashkëpunimit që kemi me klientët tonë ndërkombëtar dhe vendor gjatë kërkesave dhe sfidave të punës. Gjatë ofruarjës së shërbimeve dhe përfaqësimeve të klientëve tonë e duke pasur parasysh specifikat lokale, kemi hulumtuar në gjetjen e zgjidhjeve praktike të cilat klientëve tanë u ofrojnë shpejtësi dhe efikasitet në kryerjen e punëve.
Avokatura NIKQI, posaçërisht është e specializuar në përfaqësimin e palëve të dëmtuara në aksidentet e komunikacionit dhe aksidentet tjera, si në procedurën gjyqësore ashtu edhe në atë jashtëgjyqësore.Â
Në zyrën tonë korrespondohet në tri gjuhë, shqip anglisht dhe serbokroatisht.