Avokatura NIKQI, ofron shërbime juridike nga lëmia e të drejtës civile, ekonomike dhe penale për personat fizikë edhe juridik, dhe atë si klientëve vendor ashtu edhe atyre ndërkombëtar. Profesionalizmi, përvoja si dhe njohja e informatave lokale, na mundëson që klientëve tonë të ju ofrojmë përkrahje të vazhdueshmë në kryerjen e punëve shumë të ndërlikuara si a dhe të ju ndihmojë në tejkalimin e vështirësive me të cilat mund të ballafaqohenë gjatë punë.
Njohuritë, të cilat vazhdimisht i akumulojmë e të cilat edhe paraqesinë bazën e punës tonë, janë dëshmuar gjatë bashkëpunimit që kemi me klientët tonë ndërkombëtar dhe vendor gjatë kërkesave dhe sfidave të punës. Gjatë ofruarjësë së shërbimeve dhe përfaqësimeve të klientëve tonë e duke pasur parasysh specifika të lokaleve, kemi hulumtuar në gjetjen e zgjidhjeve praktike të cilat klientëve tanë u ofrojnë shpejtësi dhe efikasitet në kryerjen e punëve.
Avokatura NIKQI, posaqërisht është e specializuar në përfaqësimin e palëve të dëmtuara në aksidentet e komunikacionit dhe aksidentet tjera, si në procedurën gjyqësore ashtu edhe në atë jashtëgjyqësore. Në zyrën tonë korrespondohet në tri gjuhë, shqip anglishtë dhe serbokroatisht.
Shërbimet tona
Avokatura Nikqi & Associates është kompani e fokusuar ndaj klientit me qëllim për ti shërbyer klientëve tanë me integritet dhe me nder. Ne kemi ndërtuar reputacionin dhe ekspertizën tonë nëpërmjet shumë viteve në këtë biznes, dhe përmes shumë rasteve të suksesshme në interes të klientëve tanë. Avokatua Nikqi & Associates ka njohuri të nevojshme për adresimin e të gjitha aspekteve të ligjit, dhe Kërkohet shqiptim më i madh i masave dhe dënimeve alternative
Pejë, 31 janar 2013 Në vazhdim të fushatës sensibilizuese lidhur me kompetencat dhe punën e Shërbimit Sprovues të Kosovës (SHSK) të Ministrisë së Drejtësisë, dje drejtoria regjionale e këtij shërbimi në Pejë, ka zhvilluar takime me Odën e Avokateve të regjionit të Pejës dhe Prokurorinë Themelore të këtij regjioni.
Në këto takime ka marrë pjesë edhe Drejtoresha e Përgjithshme e SHSK-së, Metije Ademi, ndërsa është biseduar për përgjegjësitë dhe obligimet e Shërbimit Sprovues të Kosovës, sipas Legjislacionit Penal, si dhe rëndësia dhe qëllimi i shqiptimit të masave dhe dënimeve alternative, si masa me risocializuese dhe mëtë dobishme për shoqërinë e shtetin.
Në takim me Kryetarin e Odës së Avokatëve të regjionit të Pejës, Arianit Nikqin, veq’s tjerash u bisedua për mundësin e shtimit të kërkesave për masa dhe dënime alternative nga avokatët, Çdo herë kur ka bazë ligjore, gjatë përfaqësimit të palëve në procedura gjyqësore.
Edhe në takim me Zëvendësprokuroren e Prokurorisë Themelore të Pejës, Lirije Morina, u bisedua pr mundësin e thëllimit të bashkëpunimit në mes të SHSK-së dhe Prokurorisë, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës në sistemin e drejtësisë.
Shërbimi Sprovues i Kosovës, përkatësisht Shërbimi për Ekzekutimin e Dënimeve Alternative dhe Riintegrimin Shoqëror të personave të dënuar, është përgjegjës për Ekzekutimin e dënimeve dhe masave alternative, mbikëqyrjen, risocializimin, riintegrimin dhe rehabilitimin e të gjithë personave që kanë kryer vepra penale të ndëshkueshme sipas ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës.